Shasivari për vendimin e Gjykatës në Hagë: Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim

Shasivari për vendimin e Gjykatës në Hagë: Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka deklaruar se katër ish-krerët e UÇK-së, sipas aspektit juridik, vazhdojnë të konsiderohen të pafajshëm, duke komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë.

MARKETING

Shik.mk

Në një deklaratë për media, Shasivari theksoi se respektimi i vendimit të një gjykate ndërkombëtare nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe pajtim apo pranim politik e moral të tij, sidomos duke pasur parasysh se ekzistojnë ende mjete të rregullta juridike.

“Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin, me qenë se të thuash të respektohet vendimi, që është qëndrim edhe i bashkësisë ndërkombëtare, nuk do të thotë pajtim ose pranim i vendimit, me qenë se e drejta e ankesës është një nga mjetet kryesore juridike për kontestimin e këtij vendimi,“ u shpreh Shasivari.

Sipas ministrit, në aspektin e parimeve themelore juridike, procesi nuk ka përfunduar përfundimisht derisa të shterohen të gjitha mundësitë për ankesa dhe kontestim të vendimit përmes shkallëve të tjera të gjykatës.

MARKETING