Zbardhet plantacioni ilegal në Strumicë: Kallëzim penal për dy persona dhe sekuestrim i 680 kg kanabis

Zbardhet plantacioni ilegal në Strumicë: Kallëzim penal për dy persona dhe sekuestrim i 680 kg kanabis

Një operacion i përbashkët i policisë ka çuar në zbulimin e një plantacioni ilegal kanabisi në rajonin e Strumicës. SPB Strumicë ka paraqitur kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike kundër dy personave, Z.M. (34) dhe A.T.G. (30), të dy nga Komuna e Novo Sellës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, parashikuar nga neni 215 i Kodit Penal.

MARKETING

Shik.mk

Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pas një marrëveshjeje paraprake mes tyre, të dyshuarit kishin përgatitur një pjesë të fshehur të një parcele në vendin e quajtur “Matnik“, në zonën e fshatit Sekirnik. Aty ata kishin përpunuar tokën, kishin mbjellë dhe kultivuar bimë të kanabisit me qëllim prodhimin e marihuanës.

Operacioni u realizua në bazë të urdhrit të gjykatës, ku nëpunësit policorë të SPB Strumicë, të ndihmuar nga mbështetja teknike e Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Lindje, ndërmorën veprime operative dhe masa të posaçme hetimore. Gjatë këtij aksioni janë siguruar prova të pakundërshtueshme për përfshirjen e të dyshuarve, të cilët janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin Policor të Strumicës.

Gjatë bisedës zyrtare me organet e rendit, të dyshuarit kanë pranuar se pasi kishin siguruar farat, kishin krijuar plantacionin ilegal dhe i kishin kultivuar bimët.

Në kuadër të aksionit, policia ka konfiskuar disa kërcej me lartësi të ndryshme, pesha totale e të cilave kap shifrën e rreth 680 kilogramëve. Pas plotësimit të dokumentacionit përkatës dhe ngritjes së kallëzimit penal, dy të dyshuarit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore në Strumicë për marrjen e masave të mëtejshme juridike.

MARKETING