(VIDEO) Gjobiten 10 411 persona që drejtonin motorë, biçikleta dhe trotinetë

(VIDEO) Gjobiten 10 411 persona që drejtonin motorë, biçikleta dhe trotinetë

Nga muaji maj deri në muajin gusht, gjegjësishtë vetëm për 3 muaj, policia ka regjistruar gjithsej 10.411 shkelje në trafik, të bërë nga drejtues të troninetave elektrik, biçikletave, motoçikletatave, mopedeve, triçikletave dhe katërçikeltave. Ndërkohë , kujtojmë se këta shkelje nuk regjistrohen nga kamera e projektit “Qytet i Sigurt”.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Numri më i madh i shkeljeve në trafik, gjithsej 7.303, ka të bëjë me mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse. Gjithashtu, janë konstatuar 718 kundërvajtje për drejtim në sipërfaqe të papërshtatshme”.

Po ashtu policiaka regjistruar 401 shkelje për drejtim të mjeteve të paregjistruara si dhe 322 për mosmbajtjen e jelekut reflektues.

Përveç kësaj, janë evidentuar 81 shkelje të trafikut për drejtim të mjetit nga persona nën moshën 18 -vjeçare, 45 për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe 1.541 shkelje të trafikut të llojeve të tjera.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Përveç kundërvajtjeve, gjatë aksioneve kontrolluese janë zbuluar edhe 619 vepra penale. Prej tyre, 604 kanë të bëjnë me drejtimin e mjetit pa patentë shoferi, 14 me drejtimin nën ndikimin e alkoolit dhe një me drejtimin në drejtim të ndaluar”.

Në kuadër të masave të ndërmarra, shtojnë ata, janë konfiskuar gjithsej 423 mjete transporti, prej të cilave 20 trotinetë elektrikë dhe 403 mopedë dhe motoçikleta.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ju bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të aumojeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING