Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet bulevard!
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për avancimin e punimeve në disa projekte infrastrukturore, përfshirë zgjerimin e rrugëve dhe ndërtimin e bulevardeve në komunë.
“Në Çair po ndërtohet bulevard!
Nga “Ferid Murati”, ku punimet po hyjnë në fazën e përfundimit, te “Mit’hat Frashëri”, ku punimet po vazhdojnë me zgjerimin e rrugës me dy korsi të reja.
Ndërkohë, po përgatitet edhe dokumentacioni për fillimin e punimeve në “Cvetan Dimov”.
Premtuam punë. Po i realizojmë.
Dhe vazhdojmë”, ka shkruar Mexhiti.

