Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!

Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!

SHBA-ja u jep viza zyrtarëve iranianë për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar vizat për presidentin iranian Masoud Pezeshkian, ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe zyrtarë të tjerë iranianë, të cilët pritet të marrin pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York javën e ardhshme.

Vendimi vjen në një kohë kur SHBA-ja dhe Irani ndodhen në një konflikt të armatosur që ka zgjatur rreth gjashtë muaj, shkruan jerusalempost.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se delegacioni iranian do t’u nënshtrohet kufizimeve të veçanta gjatë qëndrimit në New York.

Sipas autoriteteve amerikane, zyrtarëve iranianë do t’u kufizohet lëvizja, ndërsa do të ketë edhe kufizime për blerjen e mallrave luksoze.

Pavarësisht tensioneve të mëdha mes dy vendeve, pjesëmarrja e delegacionit iranian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pritet të zhvillohet në kuadër të angazhimeve diplomatike të organizatës ndërkombëtare.

MARKETING