(VIDEO) Stefkovski: Nga kjo e hënë gjitha shkollat do ta intonojnë himnin në Gazi Babë

(VIDEO) Stefkovski: Nga kjo e hënë gjitha shkollat do ta intonojnë himnin në Gazi Babë

Himni shtetëror do të intonohet çdo të hënë në të gjitha shkollat fillore të komunës së Gazi Babës, përfshirë edhe paralelet me mësim në gjuhën shqipe. Kështu ka deklaruar kryetari i kësaj komune Boban Stefkovski, pas vendimit që mësimi të fillojë çdo javë me himnin shtetëror. Ai ka bërë të ditur që nga kjo e hënë shkollat do ta zbatojnë vendimin në fjalë.

BOBAN STEFKOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË GAZIBABËS

“Bëhet fjalë për ligjin për të cilin është marë vendim në të kaluarën, të cilin të gjitha shkollat duhet ta zbatojnë. Ajo që më gëzon është që kemi kontakte të përditshme me qytetarët dhe kryesisht prindërit, të cilët e përshëndesin këtë iniciativë sepse himni nacional është një nga simbolet dhe pikat tona kryesore që simbolizon identitetin dhe historinë e një vendi dhe konsideroj që është një vendim i duhur, të cilin e kemi marrë në seancë të këshillit dhe do të praktikohet në të gjitha shkollat e territorit e komunës së Gazibabës nga dita e hënë”.

Vendimi për intonimin e himnit në shkollat e komunës së gazibabës nuk është marrë tani. Ai është miratuar në tetor të vitit 2023 ndërsa tani është riaktualizuar dhe siç ka konfirmuar kreu I kësaj komune do të zbatohet edhe nga paralelet me mësim në gjuhën shqipe.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING