1 i vdekur, 86 të shpëtuar pasi një anije indoneziane me 243 persona u raportua e zhdukur në Detin Java
Një person u gjet i vdekur dhe 86 të tjerë u shpëtuan pasi një anije indoneziane pasagjerësh me 243 persona në bord u zhduk në Detin Java, ndërsa gjendja e pasagjerëve të mbetur wshtw e panjohur, transmeton Anadolu.
Sipas raportit nga transmetuesi Kompas, “Virgo Transport 8” po udhëtonte nga Surabaya, në Javan Lindore, drejt Banjarmasinit, në Kalimantanin Jugor, kur komunikimi me të u ndërpre dje rreth orës 18:00 GMT.
I Putu Sudayana, kreu i Zyrës së Kërkim-Shpëtimit të Klasit A në Banjarmasin, tha se zyra e tij mori njoftimin për emergjencën dy orë më vonë dhe një ekip i përbashkët kërkim-shpëtimi u nis menjëherë drejt zonës.
“Informacionet e fundit të marra tregojnë se anija po përballet me mot të keq në ujërat e Detit Java, rreth 80 milje detare larg molit të kërkim-shpëtimit Basirih në Banjarmasin”, tha Sudayana në një deklaratë.
Nga 243 personat në bordin e anijes, 30 ishin anëtarë të ekuipazhit.

