Spektakël me gjashtë gola: Vardari barazon 3-3 me Bashkimin

Spektakël me gjashtë gola: Vardari barazon 3-3 me Bashkimin

Vardari barazoi 3-3 me Bashkimin në Kumanovë, në një ndeshje shumë interesante dhe me plot gjashtë gola, raporton SHENJA. Bashkimi e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti të krijojë epërsi prej dy golash. Fati Ismaili shënoi për 1-0 pas një goditjeje nga këndi, ndërsa Antonio Silva Rashid shfrytëzoi një rast të mirë për të shënuar golin e dytë dhe për ta çuar rezultatin në 2-0. Vardari reagoi para përfundimit të pjesës së parë dhe David Babunski shënoi për 2-1, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij për një rikthim. Në pjesën e dytë, Vardari luajti shumë më mirë dhe filloi të krijojë më shumë raste. Goran Zakariq ishte lojtari kryesor i skuadrës dhe brenda vetëm dy minutash shënoi dy gola, duke e përmbysur rezultatin në 3-2 në favor të Vardarit. Kur dukej se Vardari do të merrte fitoren, Bashkimi arriti të barazojë në minutat e fundit. Hebib Saiti shënoi për 3-3 dhe i mohoi Vardarit një fitore të rëndësishme. Programi i xhiros së shtatë vazhdon nesër me përballjen Sileksi – Bregallnica. Xhiroja do të mbyllet të hënën, me ndeshjen Shkëndija e Haraçinës – Skopje. /SHENJA/

MARKETING