(VIDEO) Tetë të vdekur nga Ethet e Nilit, dy pacientë në gjendje të rëndë

(VIDEO) Tetë të vdekur nga Ethet e Nilit, dy pacientë në gjendje të rëndë

 

Maqedonia e Veriut regjistroi viktimën e tetë të etheve të Nilit Perëndimor. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Shkupi, i cili ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Drejtori i Klinikës së Infektologjisë Fadil Cana bëri me dije se 8 pacientë që janë konfirmuar me ethet e Nilit Perëndimor, janë të hospitalizuar.

Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive

Për fat të keq, gjatë fundjavës u regjistrua një rezultat fatal i një pacienti 70-vjeçar, pacienti i tetë me radhë, i cili u pranua në klinikë më 25 gusht në një gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë. Menjëherë pas pranimit, ai u vendos në repartin e kujdesit intensiv, u intubua dhe ishte në ventilim mekanik. Gjatë gjithë këtij qëndrimi dhjetëditor, pacienti ishte në gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë dhe pavarësisht gjithë trajtimit, të gjitha përpjekjeve të njësisë së kujdesit intensiv, gjatë fundjavës përfunduan me një rezultat fatal”.

Nga 8 pacientët e hospitalizuar, drejtori Cana njoftoi se dy prej tyre kanë pasqyrë më të rëndë klinike dhe gjenden në repartin e kujdesit intensiv, janë intubuar dhe janë në ventilim mekanik.

Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive

Edhe ato janë për një kohë të gjatë në kujdes intensive dhe janë në gjendje të përgjithshme mjaftë të rëndë shëndetësore…Ndërsa tashmë katër ditë nuk ka pranime të reja në klinikë, pra nu kemi asnjë të dyshuar për ethet e Nilit Perëndimor”.

Ai theksoi se përveç njërit pacientë që është nga Sveti Nikolla, gjithë pacientët e tjerë janë nga Shkupi dhe janë të moshës mbi 60 vjeç.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING