Shkëndija e Haraçinës fiton në fund, Shkëndija e Tetovës pëson humbjen e parë
Shkëndija e Haraçinës ka regjistruar fitoren e tretë në kampionat, pasi sonte triumfoi me rezultat minimal 0:1 në transfertën ndaj Bregallnicës, raporton SHENJA.
Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa skuadrat e nisën pjesën e dytë në kërkim të golit të fitores. Ai erdhi vetëm në minutën e 84-t, kur Ariton Memedi realizoi për t’i dhënë tri pikët skuadrës nga Haraçina.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbjen e parë këtë sezon. Tetovarët u mposhtën në transfertë nga Tikveshi me rezultat 1:3. /SHENJA/

