Struga e nis me fitore të thellë në Kupë, e demolon 10:1 Pobedën e Valandovos

Struga e nis me fitore të thellë në Kupë, e demolon 10:1 Pobedën e Valandovos

Kupa e Maqedonisë ka nisur me katër ndeshjet e para të fazës së 1/16-tës, ndërsa favoritët e kanë justifikuar statusin e tyre duke siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm të garës. Struga Trim Lum shënoi një fitore spektakolare, duke triumfuar me rezultat të thellë 10-1 ndaj Pobeda Valandovos. Ndeshja ishte praktikisht e vendosur që në pjesën e parë, të cilën Struga e mbylli me epërsi të jashtëzakonshme 7-0. Fitore bindëse regjistroi edhe Pelisteri, i cili mposhti Studeniçanin me rezultatin 6-1. Edhe pse skuadra nga Manastiri luajti me një formacion të kombinuar, “të gjelbrit” nuk patën shumë vështirësi për të marrë fitoren e pritur. Një tjetër fitore bindëse regjistroi edhe Brera Strumica, e cila triumfoi me 7-0 ndaj Venec Negotinës, duke siguruar në mënyrë të qartë kalimin në raundin tjetër të Kupës së Maqedonisë.

MARKETING