Roma “ngre murin”, refuzon ofertën e Chelsea për Kone, Gittens është pistë ende e hapur

Roma “ngre murin”, refuzon ofertën e Chelsea për Kone, Gittens është pistë ende e hapur

Orët e fundit te Roma kanë qenë shumë të intensive; fillimisht erdhi oferta për Kone, më pas refuzimi verdhekuqve ku ishte Gasperini që e kundërshtoi shitjen e futbollistit.

MARKETING

Description of image

Klubi londinez e kishte seriozisht kur u shfaq në dyert e Romës për të tentuar blerjen e Kone; ofertë 52 milionë euro dhe dhënien e Gittens në formë huazimi. Por trajneri i verdhekuqve, Gian Piero Gasperini ngriti një mur të vërtetë duke bllokuar tratativat që dukeshin në një fazë të avancuar pasi e konsideron mesfushorin një element të domosdoshëm të skuadrës së tij. Për momentin Roma mbetet e qetë dhe iu reziston sulmeve të Chelsea.

Por ndërsa çështja Kone duket e mbyllur, pista Gittens është ende e hapur. Sigurisht, largimi i Kone do të lehtësonte operacionin por D’Amico shpreson ende në krijimin e kësaj mundësie nga ana e Chelsea.
Kush do të zëvendësojë Kone? Po qarkullojnë tashmë emrat e mundshëm; emrat më të përmendur janë ata të Youssouf Fofana i Milanit dhe Mandela Keita i Parmës. Për momentin bëhet fjalë vetëm për studime, por nëse negociatat për kalimin e Kone te Chelsea do të kenë një fund të lumtur, klubi roman mund të nisë edhe një nga këto operacione.

MARKETING