Selami nga AKI kërkon mjete për parking me kate në Qendrën Tregtare Çairçane
Koordinatori i këshilltarëve të AKI-së në Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, përmes një videoje ka njoftuar se në seancën e radhës të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të propozohet një amendament për ndërtimin e një parkingu me kate në Qendrën Tregtare Çairçane.
“Edhe pse nuk është paraparë në propozim, ne do të intervenojmë me amendament që në rebalancin e buxhetit, i cili do të votohet më 31 gusht, të parashihen mjete për ndërtimin e një parkingu me kate në Qendrën Tregtare Çairçane”, është shprehur Selami.
Sipas tij, iniciativa synon të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të mungesës së hapësirave për parkim në këtë pjesë të qytetit.

