Sileksi pret Shkëndijën, Struga përballet me Bregallnicën
Nga ora 16:00 ka nisur përballja mes Sileksit dhe Shkëndijës, e vlefshme për javën e pestë të elitës së futbollit vendor. Skuadra tetovare vjen në këtë sfidë me bilanc perfekt, pasi ka regjistruar katër fitore në katër ndeshjet e para të kampionatit. Në anën tjetër, Sileksi ka dy fitore, një barazim dhe një humbje. Ndërkohë, nga ora 17:00 do të zhvillohet edhe dueli mes Strugës dhe Bregallnicës. /SHENJA/

