BDI-Butel: Në “Penko” po refuzohen nxënës shqiptarë, është mbyllur një paralele shqipe
BDI, Dega në Butel, pretendon se disa nxënës nuk janë pranuar në shkollën fillore “Petar Zdravkovski-Penko”, me arsyetimin se nuk i përkasin rajonit të shkollës.
Sipas BDI-së, në të njëjtën shkollë janë pranuar nxënës jashtë rajonit në paralelet maqedonase dhe turke, ndërsa është mbyllur një paralele në gjuhën shqipe.
BDI thotë se disa prindër janë përballur me situatën ku fëmijët e tyre më të mëdhenj ndjekin mësimin në këtë shkollë, ndërsa fëmijëve më të vegjël nuk u është lejuar regjistrimi.
Partia kërkon që institucionet kompetente të shqyrtojnë kriteret e regjistrimit dhe ankesat e prindërve.
Gjithashtu, BDI kërkon që shkolla të rishqyrtojë kërkesat e refuzuara për regjistrim dhe të rikthejë paralelen në gjuhën shqipe.

