(VIDEO) Ethet e Nilit Perëndimor – Viktima e gjashtë, një 72-vjeçar nga Shkupi me disa sëmundje shoqëruese

(VIDEO) Ethet e Nilit Perëndimor – Viktima e gjashtë, një 72-vjeçar nga Shkupi me disa sëmundje shoqëruese

 

MARKETING

Description of image

Drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana ka konfirmuar se edhe një tjetër pacient i prekur nga ethet e Nilit Perëndimor ka ndërruar jetë dje pasdite, duke shënuar rastin e gjashtë me përfundim fatal. Sipas Canës, bëhet fjalë për një pacient 72-vjeçar nga Shkupi, ku pacienti kishte edhe disa sëmundje të tjera shoqëruese mjaft serioze. Siç tha Cana, pacienti i ndjerë ishte shtruar në klinikë para 15 ditësh, në gjendje të përgjithshme jashtëzakonisht të rëndë dhe me pasqyrë të rëndë klinike.

Ndërkaq, Cana bëri të ditur se deri më sot, në Klinikën për Sëmundje Infektive janë shtruar gjithsej 51 pacientë, nga të cilët 27 janë shëruar.

FADIL CANA, DREJTOR I KLINIKËS PËR SËMUNDJE INFEKTIVE

Për momentin, në klinikë ndodhen 18 pacientë, prej të cilëve 15 kanë infeksion të konfirmuar laboratorikisht nga Nili Perëndimor, në formën neuroinvazive, ndërsa tre pacientë dyshohen klinikisht për infeksion nga Nili Perëndimor në formën neuroinvazive. Për fat të keq, duhet të njoftoj se dje, gjatë orëve të pasdites, ka ndërruar jetë edhe një pacient”.

Po ashtu drejtori bëri të ditur se aktualisht, pacienti më i ri në klinikë është 26 vjeç dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore. Cana njoftoi se në Repartin e Kujdesit Intensiv, me pasqyrë të rëndë klinike, ndodhen ende pesë pacientë, dhe janë pacientë të moshuar.

Zebushe Ramadani/ SHENJA/

MARKETING