(VIDEO) Çdo i dhjeti fëmijë është ekspozuar ndaj eksploatimit seksual

(VIDEO) Çdo i dhjeti fëmijë është ekspozuar ndaj eksploatimit seksual

Një në dhjetë fëmijë të moshës 12 deri në 17 vjeç që përdorin internetin në Maqedoninë e Veriut – rreth 12,000 fëmijë – u ekspozuan ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual duke përdorur teknologjinë në një vit të vetëm, sipas një raporti të ri “ Parandalimi i dëmit“ në Maqedoninë e Veriut “, i cili thekson nevojën urgjente për sisteme më të forta për parandalim, mbrojtje dhe mbështetje për fëmijët. Raporti thekson se, fëmijët e ekspozuar ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual përmes teknologjisë kanë pasur 11 herë më shumë gjasa për të kryer vetëlëndim dhe 12 herë më shumë gjasa për të pasur mendime ose sjellje vetëvrasëse, krahasuar me fëmijët që nuk kanë përjetuar një abuzim të tillë.

MARKETING

Description of image

LESLIE MILLER-PËRFAQËSUESE E UNICEF

Pas çdo statistike në këtë raport qëndron një fëmijë, besimi i të cilit është humbur, siguria e të cilit është rrezikuar dhe mirëqenia e të cilit është dëmtuar. Ajo që e bën këtë hulumtim kaq të rëndësishëm nuk është vetëm fakti se për herë të parë matet përmasat e problemit, por edhe se dokumentohen zërat dhe përvojat jetësore të vetë fëmijëve dhe të rinjve”.

Sipas hulumtimit të bërë Më shumë se gjysma e incidenteve të evidentuara ishin të lidhura me rrjetet sociale, ndërsa pothuajse një e treta ndodhën përmes lojërave online. Hulumtimi gjithashtu tregon se djemtë dhe vajzat janë prekur në një masë të ngjashme, pa dallime të rëndësishme sa i përket gjinisë ose moshës.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, tha se ky raport na ndihmon të kuptojmë gjendjen reale në shoqërinë tonë dhe si sillen të rinjtë online.

ASTRIT ISENI-ZËVENDËSMINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

Ky raport na ndihmon të kuptojmë gjendjen reale në shoqërinë tonë – si sillen të rinjtë online, cilat janë rreziqet më të shpeshta dhe ku institucionet duhet të ndërhyjnë në mënyrë më efikase. Ai ofron udhëzime për forcimin e kuadrit ligjor, mbështetjen e profesionistëve që punojnë me fëmijët dhe përmirësimin e mekanizmave praktikë për parandalim dhe mbrojtje”.

 

Sipas Raportit, edhe pse teknologjia po ndryshon mënyrën se si kryhet abuzimi, legjislacioni jo gjithmonë po i ndjek këto ndryshime. Në raport evidentohen disaboshllëqe ligjore për shkak të të cilave fëmijët mbeten të cenueshëm veçanërisht ata të moshës 14 deri në 17 vjeç.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

 

MARKETING