Kurti: Autostrada Shkup–Bllacë do të forcojë lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup–Bllacë do të forcojë lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë strategjike të autostradës Shkup–Bllacë, gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për nisjen e punimeve të fazës së dytë të këtij projekti.

MARKETING

Description of image

Kurti tha se ndërtimi i kësaj autostrade përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se ndikimi i saj pritet të shkojë përtej infrastrukturës rrugore.

“Është një kënaqësi të jem këtu në këtë moment, kur po vendosen themelet e një lidhjeje të re dhe moderne mes dy vendeve tona. Autostrada Shkup–Bllacë, me pesë tunele, tetë ura dhe katër galeri, do ta forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Kurti.

 

MARKETING