Ligjvënësit amerikanë kërkojnë lirimin e studentes amerikane të mbajtur në Izrael
Një grup prej 40 ligjvënësish amerikanë, përfshirë gjashtë senatorë, kërkuan të martën lirimin e menjëhershëm të një 20-vjeçareje amerikane që po mbahet në një burg ushtarak izraelit, transmeton Anadolu.
Në një letër drejtuar sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ligjvënësit kërkuan lirimin e Sama Safi, duke iu referuar “gjendjes së saj të rëndë kronike shëndetësore”.
Safi, studente në Universitetin Birzeit, dyshohet se u mor nga shtëpia e familjes së saj në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë bastisjeve ushtarake të natës vonë më 2 qershor.

