Gjashtë palestinezë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Gjashtë palestinezë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Gjashtë palestinezë u vranë të martën nga sulmet izraelite në gjithë Rripin e Gazës, tha një burim mjekësor lokal, ndërsa Izraeli vazhdon të shkelë armëpushimin që hyri në fuqi tetorin e kaluar, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Viktimat e fundit përfshinin edhe dy persona që humbën jetën nga plagët e marra në sulme të mëparshme izraelite.

Një burim mjekësor në Spitalin Al-Shifa tha për Anadolu se trupat e tre palestinezëve u dërguan në spital pas një sulmi izraelit ndaj një shtëpie në Beit Lahia.

Dëshmitarë lokalë i thanë Anadolus se shtëpia e shënjestruar ndodhej pranë Spitalit Kamal Adwan, në zonën e Projektit Beit Lahia.

Sulmi vrau tre palestinezë dhe plagosi disa të tjerë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë lloj municionesh u përdorën në sulm.

Më herët të martën, një palestinez u vra në një sulm izraelit me dron në zonën Al-Mawasi të Khan Younisit, në jug të Rripit të Gazës, sipas një burimi mjekësor që foli për Anadolu.

Po të martën, dy palestinezë të tjerë vdiqën pasi u qëlluan me armë zjarri nga forcat izraelite, tha burimi mjekësor.

I njëjti burim shtoi se një tjetër palestinez kishte vdekur nga plagët e marra nga bombardimet izraelite në perëndim të Khan Younisit të hënën.

Një tjetër palestinez vdiq nga plagët e marra në një sulm izraelit në lagjen Al-Amal të Khan Younisit disa ditë më parë, tha burimi.

Ndërkohë, burime lokale thanë për Anadolu se automjetet ushtarake izraelite kishin hapur zjarr ndaj shtëpive dhe çadrave ku strehoheshin civilë të zhvendosur në jug të Khan Younisit.

Edhe artileria izraelite thuhet se shënjestroi kampin e refugjatëve Bureij dhe zonat pranë urës Wadi Gaza në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Në veri, automjetet izraelite hapën zjarr ndaj shtëpive palestineze në Beit Lahia, mes bombardimeve intensive me artileri, thanë dëshmitarët.

Sulmet e vazhdueshme vijnë pavarësisht thirrjes së mëhershme të presidentit amerikan Donald Trump që Izraeli t’i ndalë sulmet në Gaza.

Në një intervistë për Fox News më 17 gusht, Trump tha se Izraeli “nuk duhet të godasë Gazën”.

“Hamasi u pajtua të dorëzojë armët” sipas kushteve të planit të paqes të mbështetur nga SHBA-ja, shtoi ai.

Që nga nënshkrimi i armëpushimit tetorin e kaluar, sulmet izraelite kanë vrarë 1.296 palestinezë dhe kanë plagosur 4.296 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Që nga tetori 2023, ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 73 mijë persona dhe ka plagosur mbi 174 mijë të tjerë në luftën e saj gjenocidale në Rripin e Gazës, e cila vazhdon ende.

MARKETING