Dy supergola nga Jakupi, Arsimi mposht Shkëndijën e Haraçinës!

Dy supergola nga Jakupi, Arsimi mposht Shkëndijën e Haraçinës!

Arsimi i Çegranit ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi sot mposhti 2:0 Shkëndijën e Haraçinës, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt në elitë. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 81-të. Lorik Kaba Jakupi realizoi një gol të bukur, duke i dhënë epërsinë 1:0 Arsimit të Çegranit. Jakupi nuk u ndal me kaq. Në fund të takimit, sulmuesi ishte sërish në qendër të vëmendjes, duke realizuar edhe golin e dytë personal dhe duke vulosur fitoren e Arsimit të Çegranit. Me këtë sukses, Arsimi i Çegranit vazhdon serinë pozitive dhe regjistron fitoren e dytë radhazi në kampionat. /SHENJA/

MARKETING