(VIDEO) Macinka: Çekia mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE, Mucunski: gjuha dhe identiteti nuk negociohen

(VIDEO) Macinka: Çekia mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE, Mucunski: gjuha dhe identiteti nuk negociohen

Republika Çeke e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme që vendi të bëhet anëtar i Unionit sa më shpejtë të jetë e mundur, ka deklaruar sot ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Petër Macinka, në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Punëve të Jashtme të vendit Timço Mucunski. Ai tha se marrëdhëniet midis Shkupit dhe Sofjes mund të jenë një nga temat e diskutimit gjatë vizitës së kryeministrit çek Andrej Babis në Bullgari pas 3 javëve.

MARKETING

Description of image

PETR MACINKA, MINISTËR I JASHTËM I REPUBLIKËS ÇEKE

“Do të donim të kontribonim sepse mendoj se ia vlen vërtet. Çështja midis RMV-së dhe Bullgarisë nuk është më dypalëshe, por, bazuar në përfundimet e Këshillit Evropian të vitit 2022, është bërë shumëpalëshe. Nuk është më çështje vetëm e dy vendeve, por shumëpalëshe dhe çështje marrëveshjeje, ku duhet të arrihet konsensusi”.

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski tha se vendi është i gatshëm të diskutojë për gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen me Bullgarinë, por se çështjet që lidhen me gjuhën, identitetin, historinë dhe kulturën maqedonase nuk mund të jenë objekt negociatash, as kusht për përparim drejt BE-së.

TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I JASHTËM I RMV-SË

“Ne nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar, por një proces të drejtë dhe evropian. Jemi të gatshëm të përfundojmë punën tonë, të zbatojmë reformat dhe të përmbushim standardet evropiane, por presim që progresi të vlerësohet në bazë të rezultateve, meritës dhe kritereve evropiane të paracaktuara”.

Mucunski tha se reformat po bëhen kryesisht për qytetarët dhe siç thotë ai ato duhet të nënkuptojnë institucione më të mira, sundim më të fortë të ligjit, një ekonomi më konkurruese dhe një standard më të lartë jetese.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING