Siria i jep IAEA-së qasje në një objekt në Deir ez-Zor për herë të parë që nga viti 2008

Siria i jep IAEA-së qasje në një objekt në Deir ez-Zor për herë të parë që nga viti 2008

Siria i ka dhënë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) qasje në një objekt në provincën verilindore Deir ez-Zor për herë të parë që nga viti 2008, kur personeli i agjencisë e vizitoi objektin, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Në një konferencë të përbashkët për media me kreun e IAEA-së, Rafael Grossi, në Damask, ministri i Jashtëm sirian Asaad Hassan al-Shaibani tha se bashkëpunimi mes Sirisë dhe IAEA-së tani ka arritur në një fazë të avancuar.

Sipas al-Shaibanit, qasja e Sirisë ndaj çështjes bërthamore bazohet në transparencë.

Lidhur me aktivitetet bërthamore, Damasku po përballet me trashëgiminë e regjimit të mëparshëm, tha ai, duke shtuar se ajo që e përshkroi si “Siria e re” kërkon bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

Grossi, nga ana e tij, shprehu mirënjohje ndaj autoriteteve siriane nën presidentin Ahmed al-Sharaa për angazhimin e tyre për të bashkëpunuar me IAEA-në.

Përpjekjet e përbashkëta, tha Grossi, do të sigurojnë që aktivitetet bërthamore të Sirisë të mos lidhen më me armët bërthamore.

Ai tha gjithashtu se në një objekt në Deir ez-Zor është gjetur material bërthamor që daton nga periudha e regjimit të mëparshëm.

IAEA-ja, tha Grossi, do të mbajë një inventar të këtyre materialeve dhe do të sigurojë që ato të ruhen në mënyrë të sigurt.

Ish-presidenti Bashar al-Assad, i cili drejtoi Sirinë për gati 25 vjet, u arratis në Rusi në fund të vitit 2024, duke i dhënë fund sundimit disadekadësh të Partisë Baath në vend.

Një qeveri kalimtare e udhëhequr nga al-Sharaa u formua në fillim të vitit 2025.

MARKETING