Ministri i jashtëm turk dhe ai iranian diskutojnë mbi rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe armëpushimin
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zhvilloi të hënën bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, transmeton Anadolu.
Burimet thanë dy ministrat diskutuan zhvillimet e fundit në negociatat për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe ruajtjen e armëpushimit.
Sipas burimeve, biseda u përqendrua në gjendjen aktuale të negociatave për të dyja çështjet.

