Garda Revolucionare e Iranit i quan “gënjeshtra” pretendimet e Trumpit për bisedime të fshehta

Garda Revolucionare e Iranit i quan “gënjeshtra” pretendimet e Trumpit për bisedime të fshehta

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) i hodhi poshtë si “gënjeshtra” pretendimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Washingtoni po zhvillon bisedime përmes kanaleve të fshehta me zyrtarë të IRGC-së lidhur me çështje që kanë të bëjnë me luftën, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

“Asnjë bisedim nuk po zhvillohet mes zyrtarëve të IRGC-së dhe amerikanëve”, tha zëdhënësi Hossein Mohibbi për agjencinë iraniane të lajmeve Tasnim.

Ai tha se pretendimet e presidentit amerikan janë “gënjeshtra” dhe “fantazi të lindura nga iluzionet dhe makthet si pasojë e humbjes dhe dëshpërimit në luftë”.

Zëdhënësi shtoi se çështjet diplomatike trajtohen nga institucione të tjera shtetërore iraniane dhe nuk janë në kompetencën e IRGC-së.

“Sipas informacioneve që kemi dhe deklaratave të zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme, aktualisht nuk po zhvillohen bisedime me amerikanët – as në atë nivel”, tha ai.

“Fantazitë e Trumpit nuk do ta ndihmojnë në fushëbetejë”, shtoi ai, duke i cilësuar deklaratat e presidentit amerikan si përpjekje për të ndikuar në çmimet globale të energjisë.

Më herët të hënën, Trump u tha gazetarëve se administrata e tij mban “një kanal të fshehtë komunikimi me IRGC-në”.

“Ne po flasim drejtpërdrejt me zyrtarët e IRGC-së në Iran”, pretendoi presidenti amerikan.

MARKETING