(VIDEO) Zjarret aktive në vend, flakët kërcënuan shtëpitë në Zelenikovë

(VIDEO) Zjarret aktive në vend, flakët kërcënuan shtëpitë në Zelenikovë

Paniku i kaploi banorët e Zelenikovës gjatë natës, pasi një zjarr iu afrua shtëpive në rreshtin e fundit të kodrës mbi vendbanim.  Zjarrfikësit, të ndihmuar nga banorët luftuan për disa orë me zjarrin që po i afrohej shtëpive. Mbrojtje shtesë u sigurua edhe nga vetë banorët, të cilët më parë kishin spërkatur me ujë në disa vende dhe kishin hequr shkurre dhe pemë duke penguar përhapjen e zjarrit.

MARKETING

Description of image

Me përpjekje të përbashkëta, zjarri u ndal para se të arrinte në shtëpitë e para.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim ka njoftuar se ka qenë i angazhuar personalisht në aksionin për shuarjen e zjarrit. Ai u thirr në telefon nga një banor rreth orës 2 të mëngjesit.

Angelov shprehu mirënjohjen  për banorët, zjarrfikësit vullnetarë dhe zjarrfikësit e Shkupit, automjeti i të cilëve, siç deklaroi ai, mbërriti në një kohë të shkurtër.

Ai u pajtua me zjarrfikësit vullnetarë që t’i përfshijë ata në Ekipet e Reagimit të Shpejtë të Shërbimit Shtetëror të Zjarrfikësve, si dhe të sigurojë uniforma mbrojtëse, çanta shpine zjarrfikëse dhe fshesa për ekipin e tyre të ardhshëm të zjarrfikësve.

Ndërkohë, një zjarr tjetër aktiv është në zonën e Malit të Thatë, në hapësirën ndërmjet komunës së Jegunovcës dhe Komunës së Sarajit. Për të parë  nga afër situatën këtu ishte dhe drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Muhamed Ali. Ekipet e angazhuara këto po e monitorojmë nga afër situatën dhe po koordinojnë aktivitetet për përballimin e zjarrit.

Terreni në këtë pjesë është i paarritshëm për ndërhyrje dhe shuarje tokësore, prandaj deri tash ndërhyrja është realizuar nga ajri. Tre avionë të Drejtorisë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit dhe po kryejnë ndërhyrje në zonat e përfshira nga zjarri.

/SHENJA/

MARKETING