Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Punimet sipas dinamikës së paraparë
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në trasenë e rrugës Tetovë–Prizren.
Përmes një postimi në Facebook, Kasami bëri të ditur se punimet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, me qëllim përmbushjen e standardeve të përcaktuara për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor.
“Punimet po realizohen sipas dinamikës së paraparë dhe me përkushtim të plotë për të përmbushur standardet e përcaktuara për këtë projekt të rëndësishëm”, ka shkruar Kasami.
Sipas tij, rruga Tetovë–Prizren përbën një investim strategjik për Tetovën dhe rajonin, pasi pritet të mundësojë lidhje më të shpejta dhe më të sigurta me Kosovën, si dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik.
Kasami theksoi rëndësinë e realizimit të këtij projekti për rritjen e lidhjeve infrastrukturore dhe ekonomike mes Tetovës dhe Kosovës.

