(VIDEO) RMV, Greqia dhe Kroacia po luftojnë kundër zjarreve të mëdha pyjore

(VIDEO) RMV, Greqia dhe Kroacia po luftojnë kundër zjarreve të mëdha pyjore

 

MARKETING

Description of image

Zjarre katastrofike pyjore kanë përfshirë Dalmacinë, ndërsa situata më kritike është në afërsi të Omishit. Si pasojë e lëndimeve të pësuara nga zjarri i mbrëmshëm pranë Omishit, 36 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike në Split, katërmbëdhjetë pacientë janë shtruar në spital, ndërsa të tjerët janë lëshuar për trajtim në shtëpi.

Shtatë pacientë ndodhen në kujdes intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Edhe tre pacientë të tjerë janë vendosur në kujdes intensiv, ndërsa pjesa tjetër po trajtohet në repartet e spitalit. Nënkryetari i Komunës së Omishit, Ivan Pivčević, deklaroi se dëmet janë të mëdha dhe se janë djegur një numër i madh automjetesh dhe shtëpish. Po digjen edhe struktura të mëdha prej çeliku menjëherë mbi qytet, të vendosura për të parandaluar rënien e shkëmbinjve mbi shtëpitë.

Mbrëmjen e së enjtes, nga zjarri është përfshirë edhe vendbanimit i njohur turistik Siviri, në Halkidiki të Greqisë. Nga Siviri, gjithsej 481 persona janë evakuuar përmes detit. Sipas raportimeve të mediave greke, në transportin e njerëzve janë përfshirë dy anije të Rojës Bregdetare Greke, dy anije të Brigadës së Zjarrfikësve, tri anije peshkimi, anije private dhe një traget i shpejtë për pasagjerë.

Edhe Maqedonia e Veriut tash më disa ditë po përballet me zjarre në zona të caktuara të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar plot 40 zjarre në hapësira të hapura, shumë prej të cilave kanë rrezikuar seriozisht fshatrat.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, njoftoi se dita e djeshme ishte më e vështira e kësaj vere, duke pasur parasysh se në fshatin Bogomillë (komuna e Çashkës) zjarri arriti deri te shtëpitë e para, por në momentin e fundit u parandalua katastrofa.

Ndërsa Situata më e vështirë për t’u përballuar ka qenë në Pellagoni, ku janë rrezikuar tre fshatra.

Stojançe Angelov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

Falë reagimit të guximshëm dhe të shpejtë, mbi të gjitha nga banorët vendas, u parandalua një katastrofë. Zjarrfikësit nga Velesi mbërritën shpejt dhe dhanë një kontribut të madh në lokalizimin, vënien nën kontroll dhe shuarjen e këtij zjarri të vështirë”.

Këtë verë zjarre massive ka pasur edhe në disa vende të Evropës, ndërsa më të përhapura kanë qenë në Francë dhe Spanjë. /SHENJA/

 

MARKETING