BDI: Më pak se 40 shqiptarë nga 549 policët e rinj, “dy vite çmontim i barazisë”
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me pranimin e 549 policëve të rinj, duke pretenduar se më pak se 40 prej tyre janë shqiptarë. BDI kërkon që informacioni të verifikohet dhe e lidh këtë çështje me 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Informacioni i sotëm është se nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Nëse ky informacion, që del pikërisht në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, konfirmohet si i saktë, atëherë ky është ndoshta mesazhi më domethënës i këtij përvjetori.
25 vjet pas marrëveshjes që e vendosi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në themel të paqes, po rikthehemi te logjika e përjashtimit.
2 vite çmontim i barazisë!”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

