(VIDEO) Maqedonia e Veriut përmirëson pozitën në indeksin global të sigurisë kibernetike

(VIDEO) Maqedonia e Veriut përmirëson pozitën në indeksin global të sigurisë kibernetike

Ministria për Transformim Digjital ka njoftuar se Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim të konsiderueshëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike duke u ngjitur për 29 pozita dhe duke arritur në vendin e 30-të mes 155 shteteve dhe territoreve të renditura. Me një rezultat prej 84,17 pikësh nga gjithsej 100, vendi renditet ndër shtetet me nivel të lartë të gatishmërisë për parandalimin e kërcënimeve kibernetike dhe menaxhimin e incidenteve.

MARKETING

Description of image

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka theksuar se gjatë përiudhës së fundit kanë vendosur përgjegjësi më të qarta institucionle.

STEFAN ANDONOVKSI, MINISTRI PËR TRANSFORMIM DIGJITAL

“Gjatë periudhës së fundit kemi vendosur përgjegjësi më të qarta institucionale, një kuadër ligjor bashkëkohor dhe mekanizma më të fuqishëm për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike. Ky rezultat nuk është qëllimi përfundimtar, por një detyrim për të vazhduar edhe më intensivisht ndërtimin e qëndrueshmërisë kibernetike të shtetit”.

Kuadri i ri ligjor përcakton kompetencat e Ministrisë për Transformim Digjital në fushën e sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, vendos detyrime për menaxhimin e rreziqeve kibernetike dhe raportimin e incidenteve, si dhe forcon mbrojtjen e subjekteve thelbësore dhe të rëndësishme.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING