(VIDEO) Panel për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, “MO-ja të shihet jo vetëm si dokument, por si një proces i vazhdueshëm”
Qeveria e shënoi 25 vjetorin e Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit. Në panelet që u organizuan në nderë të këtij përvjetori, diskutimet u përqëndruan në dy këndvështrime, çfarë është bërë 25 vitet e kaluara dhe çfarë pritet ose duhet të bëhet në të ardhmen. Ngjarjen e organizoi Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ndërsa ministri Agon Ferati u shpreh se ky takim është një mundësi për ta orientuar vëmendjen drejt së ardhmes, drejt forcimit të shtetit të së drejtës, zhvillimit të një shoqërie më gjithëpërfshirëse.
Agon Ferati, ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive
“Në periudhën në vazhdim, si e shoh unë zhvillimin e Marrëveshjes së Ohrit, e shoh si një platformë të re që do të mbindërtohet , që do t’i jep theks ndërtimit të besimit, kohezionit politik, kohezionit social, gjithëpërfshirjes së gjitha komuniteteve”.
Në fjalën e tij bashkëkryetari Izet Mexhiti theksoi se Marrëveshja e Ohrit nuk duhet të trajtohet si një dokument i ngrirë në vitin 2001, por si një proces që kërkon zhvillim të vazhdueshëm dhe përshtatje me nevojat e qytetarëve dhe standardet demokratike evropiane.
Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN-it
“Pikërisht këtu qëndron rëndësia e asaj që e kemi bërë gjatë dy viteve të qeverisjes. Ne kemi hyrë në një fazë tjetër, nga mekanizmat administrativ drejt rregullimit ligjor. Shembulli më domethënës është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Për vite me radhë, ky parim është zbatuar përmes mekanizmave administrative, ndërsa sot synimi është që ai të rregullohet me ligj të posatshëm”.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski thotë se ende ka parti politike që duan të imponohen si pronarë të një bashkësie etnike.
Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme
“Institucionet, sistemi, shteti, i përket qytetarëve. Nëse më pyesni cili është shqetësimi im më i madh nga këndvështrimi im politik, është se ende ekzistojnë individ dhe subjekte politike, parase gjithash parti politike të cilat tentojnë të imponohen si pronarë të një bashkësie etnike, sikur vetëm ata të jenë ata që mbrojnë të drejtat e një etnie, ose shqetësohen për të mbajtur stabilitetin e relacioneve ndëretnike”.
Ndërkaq, profesori universitar Aziz Pollozhani foli gjatë se çfarë është arritur në shume sfera gjithë këto vite, mirëpo mendon se ende ka shumë punë të papërfunduara.
Aziz Pollozhani, profesor universitar
“Tani pas 25 viteve, janë realizuar shumë nga obligimet e marra, por kanë mbetur edhe punë të papërfunduara, vonesa, rezistenca, vështirësia ekonomike dhe sjellja devijante institucionale dhe individuale. Këtë rezistencë sëbashku me narrativa të ndryshme mbi shkaqet e konfliktit dhe zbatimin e Marrëveshjes Korrnizë të Ohrit e ka zbehur potencialin e saj i aset emancipues shoqëror”.
Në panel diskutimin që e organizoi Ministria e Marëdhënieve Ndërmjet Bashkësive përveç përfaqësues qeveritarë, morën pjesë profesorëve universitarë, ekspertë të fushave të ndryshme, ish diplomatë, politikanë, gazetarë dhe përfaqësues të fondacioneve dhe organizatave të shoqërisë civile.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

