Ndahet nga jeta Beqir Mexhiti, babai i Izet Mexhitit

Ndahet nga jeta Beqir Mexhiti, babai i Izet Mexhitit

Beqir Mexhiti, babai i bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ndërruar jetë.

MARKETING

Description of image

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur vetë Izet Mexhiti përmes një njoftimi, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e të atit.

“Sot familja jonë humbi njeriun që për ne ishte mbështetje, urtësi dhe forcë. Ndarja nga babai na la një zbrazëti të madhe në familjen tonë dhe, në këto çaste të rënda, fjalët janë të pakta për ta përshkruar dhimbjen”, ka shkruar Mexhiti.

Ai ka njoftuar se Falja e Namazit të Xhenazes do të bëhet nesër pas Namazit të Drekës në Xhaminë e Çairit, ndërsa varrimi do të zhvillohet në varrezat e fshatit Semenisht.

Në njoftimin e tij, Mexhiti ka shprehur edhe lutjen për të atin: “Babë, Zoti të mëshiroftë dhe të dhëntë Xhenetin”.

 

MARKETING