Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit

Vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën e Koçanit

Sot në sallën e gjyqit në Idrizovë do të vazhdojë gjykimi për zjarrin tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku më 16 mars 2025 humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan.

MARKETING

Description of image

Në seancën e sotme do të prezantohet ekspertiza ndërtimore për objektin “Pulse” dhe do të merren në pyetje ekspertët që e kanë përgatitur atë.

Në seancën e kaluar, eksperti gjyqësor dhe profesori në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Goran Markovski, deklaroi se ekspertiza kishte treguar se në “Pulse” nuk ishin respektuar standardet, rregulloret dhe procedurat e nevojshme.

Sipas njoftimit, me këtë ekspertizë pritet të përfundojë paraqitja e provave nga Prokuroria.

Gjykimi drejtohet nga gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa Prokuroria përfaqësohet nga 15 prokurorë publikë.

Zjarri në “Pulse” shpërtheu gjatë një koncerti të grupit DNA dhe shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e fundit të vendit.

MARKETING