33-vjeçari nga Velesi arrestohet në Ohër, dyshohet se përdhunoi një 21-vjeçare suedeze

33-vjeçari nga Velesi arrestohet në Ohër, dyshohet se përdhunoi një 21-vjeçare suedeze

Një 33-vjeçar nga Velesi është arrestuar nga policia në Ohër, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “përdhunim” ndaj një 21-vjeçareje, shtetase e Suedisë.

MARKETING

Description of image

Sipas denoncimit të vajzës, ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 8 dhe 9 gushtit, në një klub nate në Ohër. Ajo ka raportuar se i dyshuari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 33-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim penal në Prokurorinë kompetente.

Rasti është nën hetim, ndërsa përgjegjësia penale e të dyshuarit do të përcaktohet nga organet kompetente në procedurën përkatëse.

MARKETING