MSH për kallëzimin e LSDM-së ndaj Klekovskit: “Institucionet kompetente të zbardhin faktet”

MSH për kallëzimin e LSDM-së ndaj Klekovskit: “Institucionet kompetente të zbardhin faktet”

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj kallëzimit penal të dorëzuar nga LSDM-ja kundër ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

MARKETING

Description of image

Nga Ministria thonë se respektojnë të drejtën ligjore të çdo personi apo subjekti për të paraqitur kallëzim penal, nëse vlerëson se ekziston bazë për një veprim të tillë.

“Njëkohësisht, presim që institucionet kompetente t’i shqyrtojnë të gjitha pretendimet në mënyrë profesionale, të plotë dhe të paanshme. Prokuroria Themelore Publike tashmë po vepron lidhur me rastin”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Sipas MSH-së, institucionet shëndetësore do të bashkëpunojnë plotësisht me organet kompetente dhe, pa vonesë, do të dorëzojnë çdo informacion, analizë dhe dokumentacion që do të kërkohet.

“​​Në Gostivar, sistemi shëndetësor reagoi në kohë, pacientët morën kujdesin e duhur shëndetësor, ndërsa publiku u informua për situatën”, theksojnë nga Ministria.

Në reagim, Ministria vlerëson se shëndeti i qytetarëve nuk duhet të shndërrohet në objekt të përplasjeve politike.

“Prandaj, vlerësojmë se përpjekjet e LSDM-së për ta shndërruar rastin në temë partiake nuk kontribuojnë në përcaktimin e fakteve. Në vend të kualifikimeve politike dhe konferencave për shtyp, institucioneve kompetente duhet t’u mundësohet ta përfundojnë procedurën pa pengesa”, thuhet më tej.

Ministria e Shëndetësisë thekson se do të vazhdojë punën me transparencë dhe përgjegjësi, ndërsa si prioritete rendit funksionimin e sistemit shëndetësor, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe zbardhjen e plotë të fakteve mbi bazën e provave.

MARKETING