Temperaturat sot deri në 40 gradë Celsius, ISHP me rekomandime për mbrojtje shëndetësore

Temperaturat sot deri në 40 gradë Celsius, ISHP me rekomandime për mbrojtje shëndetësore

Moti përvëlues ka përfshirë vendin këtë fundjavë me temperatura deri në 40 gradë celsius. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se është aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta.

MARKETING

Description of image

Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me rekomandime konkrete për mbrojtën e punëtorëve dhe kategorive më të ndjeshme të qytetarëve.

Punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në hapësira të mbyllura me temperatura të larta janë ndër kategoritë më të rrezikuara gjatë valëve të të nxehtit. ISHP rekomandon masa të veçanta për mbrojtjen e tyre, veçanërisht kur puna përfshin ekspozim të drejtpërdrejtë në diell, temperatura të larta ose sforcim të madh fizik.

KATEGORITË E RREZIKUARA:

Punëtorë ndërtimi

Punëtorë komunalë

Bujq

Shpërndarës

Policë të trafikut

Punëtorë në prodhim

Kuzhinierë dhe staf kuzhine

Punëtorë në furra buke

Punëtorë në shkritore

Sipas ISHP-së, punëdhënësit duhet ta përshtatin organizimin e punës me kushtet e motit. Në periudhën nga ora 11 deri në 17, kur ngarkesa termike është më e madhe, rekomandohen pushime më të shpeshta, rotacion i punëtorëve dhe, kur është e mundur, zhvendosja e aktiviteteve fizike në orët më të freskëta të ditës.

MASAT PËR PUNËDHËNËSIT:

Ventilim dhe klimatizim

Hijezim i hapësirave

Matje e temperaturësHapësirë për freskim

Pushime më të shpeshta

Rotacion i punëtorëve

Punë në turne

Orar fleksibil

Punë nga distanca

Shmangie e punës në diell

Ulje e sforcimit fizik

ISHP rekomandon që detyrat që kërkojnë sforcim të madh fizik, kur lejon procesi i punës, të kryhen herët në mëngjes ose në orët e vona të pasdites. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet punonjësve më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

KATEGORITË E NDJESHME:

Persona me sëmundje kronike

Punëtorë të moshuar

Gra shtatzëna

Persona me mbipeshë trupore

MARKETING