Thatësia zbulon historinë/ Thahet Danubi, dalin mbetje të flotës gjermane të 1944
Thatësira e pazakontë që ka përfshirë Evropën këtë verë ka ulur ndjeshëm nivelin e lumit Danub, duke nxjerrë në sipërfaqe një pjesë të historisë së errët të Luftës së Dytë Botërore.
Në Serbi, pranë portit të Prahovës, dhjetëra anije luftarake naziste, të fundosura rreth 80 vite më parë, janë bërë të dukshme nga brigjet e lumit.
Bëhet fjalë për anije të flotës gjermane të Detit të Zi, të cilat u fundosën qëllimisht në shtator të vitit 1944, në kohën kur forcat sovjetike po avanconin drejt Ballkanit. Historianët vlerësojnë se deri në 200 anije gjermane u fundosën në grykën e Danubit, pranë Prahovës, në përpjekje për të penguar përparimin e Ushtrisë së Kuqe.
Një trup i ndryshkur anijeje dhe një direk i thyer, ku dikur valëvitej flamuri nazist, kanë dalë mbi sipërfaqen e ujit.
Disa prej anijeve dyshohet se mbajnë ende armë dhe eksplozivë, çka ka bërë që pjesa më e Në Rumani, autoritetet kanë nisur ndërtimin e një dige të përkohshme për të devijuar ujin drejt centralit bërthamor të Cernavodës, i cili përdor ujin e Danubit për sistemin e ftohjes.
Njëri prej dy reaktorëve të centralit u mbyll disa ditë më parë për shkak të rënies së nivelit të ujit.
Ndërkohë, në Hungari, situata pranë centralit bërthamor të Paksit është bërë kritike. Tre nga katër reaktorët e tij janë fikur, duke e lënë impiantin me pak më shumë se 10 për qind të kapacitetit të zakonshëm.
Në Rumani, autoritetet po ndërhyjnë me masa emergjente. Inxhinierët planifikojnë të vendosin katër maune të mbushura me gurë në një degë të Danubit, për të drejtuar më shumë ujë drejt centralit të Cernavodës. Ndërkohë, marina rumune ka ndërhyrë për të larguar një dalje shkëmbore që pengon rrjedhën e ujit.

