Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi

Të shtëna me armë automatike në Tetovë, dëmtohet një shtëpi

Të shtëna me armë automatike janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Tetovë, ku një person ka qëlluar disa herë në drejtim të një shtëpie familjare.

MARKETING

Description of image

Sipas Policisë së Tetovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20. Një person, i cili lëvizte me motoçikletë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së 48-vjeçarit S.B., pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga të shtënat janë shkaktuar dëmtime në portën metalike të oborrit, fasadën e shtëpisë dhe objektin veror në oborr. Dëmtime ka pësuar edhe një automjet i tipit BMW, i cili ishte i parkuar në afërsi.

Policia ka njoftuar se nga vendi i ngjarjes janë marrë gjashtë predha, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit. Deri tani, motivi i sulmit mbetet i panjohur.

MARKETING