(VIDEO) Aksidenti tragjik në Butel, policia arrestoi 46 vjeçarin, pasi nuk ofroi ndihmë pas përfshirjes në aksident

(VIDEO) Aksidenti tragjik në Butel, policia arrestoi 46 vjeçarin, pasi nuk ofroi ndihmë pas përfshirjes në aksident

 

MARKETING

Description of image

Policia e ka privuar nga liria 46 vjeçarin nga Haraçina, pasi gjatë aksidentit ku humbi jetën 19 vjeçari, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë personave të lënduar. Siç bënë me dije MPB gjatë shqyrtimit të situatës në vendin e ngjarjes dhe pas masave të ndërmarra dhe sigurimit të video- incizimit, është konstatuar se në shkaktimin e aksidentit, por pa kontakt fizik, ka marrë pjesë edhe automjet i tretë, „Seat Altea“, me targa të Shkupit, pas çka shoferi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë personave të lënduar.

MPB

Pas ndërmarrjes së masave plotësuese, rreth orës 19:40 në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, është gjetur automjeti dhe shoferi S.O. (46) nga fsh. Haraçinë. Ai është privuar nga liria, është dërguar në stacion policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

Gjatë aksidentit mes veturës që e drejtonte një 47 vjeçar nga Shkupi me motoçiklisin 19 vjeç, ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkaq, lëndime ka pësuar edhe shoferi i veturës i cili është mjekuar në spitalin “Naum Ohridski”.

MPB

Aksidenti rrugor ndodhi midis një automjeti ‘Alfa Romeo’, me targa italiane, të drejtuar nga S.B. (47) nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në Shkup dhe një motoçiklete ‘Kavasaki’, me targa të Shkupit, të drejtuar nga N.M. (19) nga fsh. Pobozhje, rrethina e Shkupit. Nga plagët e marra, në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë motoçiklisti N.M. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion”.

Aksidenti ndodhi të premten në mesditë në rrugën „Radishanska“ të Shkupit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING