(VIDEO) MPB arrestoi dy persona të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme

(VIDEO) MPB arrestoi dy persona të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në ambiente të hapura. Sipas të dhënave të fundit, aktualisht nuk ka zjarre aktive kurse nga 27 rastet e regjistruara, 26 janë shuar plotësisht, ndërsa një zjarr është vënë nën kontroll. Sipas QMK-së, zjarri që ende po monitorohet është regjistruar në deponinë e Dellçevës, sic thonë ata janë djegur bimësi e ulët, shkurre, mbetje të korrjeve, mbeturina dhe deponi, ndërsa në disa lokacione zjarri ka përfshirë edhe pyje me drurë të ulët dhe pyje të degraduara.

MARKETING

Description of image

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE(QMK)

Zjarre janë regjistruar në Petrovec, Karposh, Butel, Gostivar, Tetovë, Vasilevë, Kërçovë, Mogillë, Prilep, Strumicë, Makedonski Brod, Karbinci, Vrapçisht, Saraj, Kisella Vodë, Haraçinë, Ilinden, Qendër Zhupë, Bogovinë, Novaci dhe Dollnen”.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bëjnë të ditur se deri në orën 07:30 nuk është regjistruar asnjë zjarr aktiv në ambiente të hapura në vend, ndërsa situata në terren vazhdon të monitorohet.

Ndërkoh, dje rreth mesditës, në fshatin Greshnicë të komunës së Makedonski Brodit, policia ka arrestuar G.S. (45), banor i këtij fshati. Ai dyshohet se në disa raste të mëparshme ka shkaktuar zjarre në ambiente të hapura. Sipas policisë, rreth orës 11:30, ai është kapur duke ndezur zjarr në zonën ndërmjet fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë, në territorin e komunës së Makedonski Brodit.

Gjithashtu në të njejtën ditë, rreth orës 17:00, policia ka arrestuar G.A. (76) nga Shkupi, në fshatin Sarandinovë të komunës së Dollnenit, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarre në ambiente të hapura. Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyshuarve do të ndërmerren masat dhe do të dorëzohen kallëzimet përkatëse.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING