Policia e privoi nga liria një person lidhur me aksidentin rrugor dje në Shkup në të cilin jetën e humbi një motoçiklist 19-vjeçar nga rrethina e Shkupit

Policia e privoi nga liria një person lidhur me aksidentin rrugor dje në Shkup në të cilin jetën e humbi një motoçiklist 19-vjeçar nga rrethina e Shkupit

Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, SPB Shkup e privoi nga liria një person lidhur me aksidentin rrugor në Shkup, në të cilin dje humbi jetën një motoçiklist 19-vjeçar nga rrethina e Shkupit, kumtoi sot MPB.

MARKETING

Description of image

Më 07.08.2026, në orën 12:12, SPB Shkup është njoftuar se në rr. “Radishanska” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti të udhëtarëve “Alfa Romeo”, me targa italiane, të drejtuar nga S.B. (47) nga Shkupi, me qëndrim të përkohshëm në Shkup dhe një motoçiklete “Kavasaki”, me targa të Shkupit, të drejtuar nga N.M. (19) nga fsh. Pobozhje, rrethina e Shkupit. Nga plagët e marra, në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë motoçiklisti N.M.. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Ndërkaq, lëndime trupore ka marrë shiferi S.B., të cilat i janë konstatuar në ISHP “Sh. Naum Ohridski”.

Gjatë shqyrtimit të situatës në vendin e ngjarjes dhe pas masave të ndërmarra dhe sigurimit të video- incizimit, është konstatuar se në shkaktimin e aksidentit, por pa kontakt fizik, ka marrë pjesë edhe një automjet i udhëtarëve „Seat Altea“, me targa të Shkupit, pas çka shoferi me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë personave të lënduar. Pas ndërmarrjes së masave plotësuese, rreth orës 19:40 në fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, është gjetur automjeti dhe shoferi S.O. (46) nga fsh. Haraçinë. Ai është privuar nga liria, është dërguar në stacion policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet padi adekuate. 

MARKETING