Me 3.29 promil alkool në organizëm shkakton aksident, arrestohet shkupjani dhe i sekuestrohet automjeti
Një 34-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi ka shkaktuar një aksident trafiku duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas njoftimit të policisë, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 15:10 në rrugën “Prolet” në Shkup. I.A.L. nga Shkupi, duke drejtuar një automjet të tipit “Matiz” me targa të Shkupit, është përfshirë në një përplasje me një automjet të tipit “Honda”, të drejtuar nga 20-vjeçari D.P., gjithashtu nga Shkupi.
Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa gjatë kontrollit të kryer nga policia është konstatuar se 34-vjeçari ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Testi me alkoolmatës ka treguar një përqendrim prej 3.29 promil alkool në gjak.
I.A.L. është ndaluar nga policia rreth orës 17:00. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti i tij është sekuestruar.

