(VIDEO) Maqedonia po tretet, rreth pesë mijë nxënës më pak në klasën e parë

(VIDEO) Maqedonia po tretet, rreth pesë mijë nxënës më pak në klasën e parë

Numri I nxënësve që regjistrohen në klasë të parë nga viti në vit ulet. Në shtator do të ketë rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar. Këtë e ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke shtuar se kjo shifër nuk është përfundimtare.

MARKETING

Description of image

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

“Më vjen keq që duhet ta them, por ky është fakt, këtë e ka publikuar edhe Enti i Statistikave. Bëhet fjalë për rreth 4.900 nxënës të klasës së parë më pak nga viti i kaluar deri këtë vit. Sado që të regjistrohen, edhe nëse regjistrohen edhe dy mijë të tjerë, do të kemi së paku 3.000 nxënës të klasës së parë më pak. Këtë trend e presim edhe vitin e ardhshëm, gjë që është dëshpëruese për këtë vend”.

Statistikat tregojnë se në dhjetëvjeçarin e fundit numri i nxënësve në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar për mbi 28 mijë. Ndërkaq në pesë vitet e fundit, 30 shkolla janë mbyllur në mbarë vendin.

/SHENJA/

MARKETING