(VIDEO) Mesatarja e tre provimeve shtetërore të maturës është 3.66

(VIDEO) Mesatarja e tre provimeve shtetërore të maturës është 3.66

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, theksoi se mesatarja e notës nga provimi i maturës në sezonën e qershorit është 3.66, duke përfshirë të tre llojet e matures.  Janevska në një konferencë për media bashkë me drejtoreshën qendrës shtetërore të provimeve Danjela Mihajllovska kanë publikuar rezultatet përfundimtare, pas shqyrtimit të të gjitha ankesave të paraqitura.  Janevska njoftoi se mesatarja e notës për maturën shtetërore është 3.62, për maturën profesionale 3.91, ndërsa për maturën artistike 3.59. Ministrja po ashtu deklaroi se është e kënaqur me mesataren.

MARKETING

Description of image

VESNA JANEVSKA-MINISTRJA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

„Këtë vit, për herë të parë provimi u zhvillua sipas Konceptit të ri, i cili përcaktoi tri lloje të maturës-shtetërore, profesionale dhe artistike. Me këtë, të gjithë nxënësit u testuan për materialin që realisht e kanë mësuar gjatë katër viteve të arsimit të mesëm. Jam e kënaqur që për dy vite me radhë mbahet pothuajse e njëjta mesatare“.

Më shumë se 14.500 nxënës, të cilët përfunduan arsimin e mesëm në vitin shkollor 2025/2026, u regjistruan për t’iu nënshtruar provimeve ekstern të maturës në sesionin e qershorit. Nxënësit dhanë provimin e detyrueshëm të gjuhës amtare dhe një lëndë tjetër. Testimet u zhvilluan më 6 qershor dhe më 11 ose 12 qershor.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING