Pas reagimeve, rikthehet mbishkrimi në gjuhën shqipe në tabelën kufitare
Pas publikimit të fotografisë ku mungonte gjuha shqipe në tabelën zyrtare të mirëseardhjes në pikën kufitare, kanë reaguar institucionet duke kthyer edhe gjuhën shqipe.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, publikoi një video në rrjetet sociale ku konfirmon rikthimin e mbishkrimit në gjuhën shqipe të shoqëruar me mesazhin: “Mirë se vini!”

