Gjendet dron me eksploziv në aeroportin gjerman
Një dron i pajisur me pajisje shpërthyese është gjetur në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, ka njoftuar policia.
Pajisja u zbulua gjatë natës nga një punonjës pranë avionëve ukrainas të transportit të mallrave.
Pas alarmit, autoritetet përdorën një robot për ta kontrolluar objektin, ndërsa detonatori i eksplozivit është hequr, raporton BBC, transmeton Sinjali.
Po ashtu, një objekt tjetër i paidentifikuar është përplasur me një avion transporti në afërsi të të njëjtit aeroport. Avioni, pasi u ul në Hanover, kishte pësuar dëme të vogla.
Aeroportet gjermane janë vendosur në gjendje të lartë gatishmërie pas një serie fluturimesh të paautorizuara të dronëve mbi zona të ndjeshme, përfshirë baza ushtarake, aeroporte, porte dhe terminale energjetike. Policia ka paralajmëruar se disa prej këtyre incidenteve mund të jenë të organizuara nga agjentë rusë.
Aeroporti Leipzig/Halle përdoret nga ushtria gjermane dhe aleatët e NATO-s për transportin e pajisjeve ushtarake, ndërsa shërben edhe si bazë për kompaninë ukrainase Antonov Airlines, e cila kryen transportet më të mëdha ajrore të Ukrainës.