(VIDEO) Zhernovski: Qeveria po përgatit terrenin për propozimin francez, MPJ: Akuza të pabaza

(VIDEO) Zhernovski: Qeveria po përgatit terrenin për propozimin francez, MPJ: Akuza të pabaza

LSDM njoftoi se qeveria e Hristijan Mickoskit po përgatit terrenin për pranimin e propozimit francez. Anëtari i Këshillit Drejtues të kësaj partie, Andrej Zhernovski, tha se ministri i Jashtëm, Timço Mucunskit para pak ditëve vetë pranoi se po bëjnë bisedime të fshehta.

MARKETING

Description of image

ANDREJ ZHERNOVSKI, ANËTAR I KËSHILLIT DREJTUES I LSDM-SË

Po përgatitet terreni për pranimin e propozimit francez. Informacionet tona nga Brukseli thonë se qeveria Mickoski tashmë është pajtuar për këtë, dhe këto janë sinjale të qarta që kanë ardhur nga Brukseli, Berlini dhe Parisi”.

Ai beson se Qeveria po përpiqet të krijojë një strategji për ta paraqitur si fitore atë që deri dje, siç thotë ai, ishte gënjeshtër dhe tradhti e lartë për ta.

ANDREJ ZHERNOVSKI, ANËTAR I KËSHILLIT DREJTUES I LSDM-SË

Dua t’ua shpjegoj këtë duke thënë se të gjithë ne, si politikanë, gazetarë dhe qytetarë, u habitëm nga kthesa e papritur në politikën dhe diplomacinë e Timço Mucunskit. E gjitha filloi kur ai vetë pranoi se ne nuk jemi ‘maqedonas të veriut’, siç pretendonin kur ishin në opozitë. Se ne nuk flasim gjuhën ‘maqedonase të veriut’, siç pretendonin kur ishin në opozitë, por, përkundrazi, se sot jemi maqedonas dhe se flasim gjuhën maqedonase”.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme hodhi poshtë akuzat e LSDM-së se Qeveria po përgatit pranimin e propozimit francez, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një përpjekje për të krijuar histeri dhe për të dezinformuar opinionin publik. Në reagim thuhet se pretendimet për një marrëveshje të fshehtë ose negociata të fshehta janë të pavërteta dhe përbëjnë, siç theksohet, edhe një konstruksion tjetër të plasuar në opinion. Nga Ministria theksojnë se institucionet komunikojnë rregullisht me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, institucionet evropiane, Bullgarinë dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, ndërsa bisedimet zhvillohen në mënyrë transparente.

MPJ

Nuk ka lëshime në lidhje me interesat kombëtare, identitetin, gjuhën dhe historinë. Anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet përcaktim strategjik dhe objektivi përfundimtar i kësaj Qeverie”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme shtojnë se, ndryshe nga qeveria e mëparshme, politika e jashtme aktuale udhëhiqet me përgjegjësi, në mënyrë parimore dhe në përputhje me interesat kombëtare. /SHENJA/

MARKETING