(VIDEO) Kriza e ujit në Gostivar: LSDM akuzon Qeverinë për keqpërdorim, ekzekutivi mohon pretendimet

(VIDEO) Kriza e ujit në Gostivar: LSDM akuzon Qeverinë për keqpërdorim, ekzekutivi mohon pretendimet

Qeveria e RMV-së i demanton fuqishëm siç thotë tentimet për manipulim të LSDM-së se e kanë keqpërdorur situatën në Gostivar, pasi sipas tyre pretendimet e opozitës janë të pasakta dhe dezinformata plotësisht të sajuara. Ata e pranojnë se tenderi është bërë me marrëveshjes mes Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta dhe kompanisë Kozhuvçanka, por thonë se ujin e kanë blerë më lirë se sa shitet në treg.

MARKETING

Description of image

Qeveria e RMV-së

Është fakt se një shishe ujië prej 1.5 litër e cila me pakicë shitet së paku 25 denarë, Qeveria e ka blerë me çmim 12.5 denarë. Këtë e ka mundësuar kompania ‘Kozhuvçanka’ e cila ka marrë pjesë në tender me kontributin e vet, me qëllim që tu ndihmojë qytetarëve dhe institucioneve në kushte të situatës në krizë”.

LSDM akuzoi Qeverinë se e ka shfrytëzuar situatën momentale në Gostivar që të nënshkruaj marrëveshje për blerjen e ujit për pije, në vlerë prej 100 000 euro, pa shpallur tender paraprak edhe atë me kompaninë e cila është në pronësi të kryetarit të Komunës së Kavadarit.

LSDM

Ndërsa qytetarët e Gostivarit kanë pirë ujë të kontaminuar, qeveria e Mickoskit, përmes Shërbimit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme të Qeverisë ka lidhur një kontratë për blerjen e ujit të pijshëm me vlerë 100,000 euro. Për shkak të krizës, kontrata u lidh me negociata të drejtpërdrejta, pa shpallje publike”.

Sipas të dhënave nga sistemi elektronik i prokurimit publik, kontrata prej 100,000 eurosh e lidhur me kompaninë ”Kozhuvçanka” u lidh pa shpallje publike. Byroja e Prokurimit Publik dha mendim pozitiv për procedurën, pasi ishte një prokurim me urgjencë.

Më 19 korrik pasi në Gostivar u ndalua uji për pije, Qeveria përmes Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, nisi një iniciativë për të dërguar atje nga 50 000 litra ujë për pije në ditë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING