(VIDEO) Temperaturat e larta, qytetarët shmangin ekspozimin në diell
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin po vënë në provë përditshmërinë e qytetarëve. Nën vapën përvëluese, shumë prej tyre po ndryshojnë rutinën, duke shmangur daljet gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe duke kërkuar mënyra për t’u mbrojtur nga të nxehtit. Qytetarët gjithashtu po kërkojnë hije, freski dhe sa më pak ekspozim në diell, ndërsa përpiqen të përballojnë vapën që ka përfshirë vendin, ata po ashtu thonë se më shumë preferojnë të kalojnë ditën mbrenda në shtëpitë e tyre duke u freskuar nga kondicionerët.
QYTETAR
“Super nuk o sefte sot qe kjo temperatur, po njerzit janë t’ligsht shkurt e shqip memorien zero/jo aspak jam msu so bajat kurgjo/ Jo jo rregullisht saba aksham edhe ftof”.
QYTETAR
“Mirë be mirë është duhet vera e nxehtë me qenë/Ndikojnë, ndikojnë normal njerzit e moshum, njerëzit e sëmurë që janë normal që ndikojnë/po mundsisht po/mrena, mrena ma shum rrijmë”.
Ndërkoh një qytetare theksoi se preferon të qëndroj më shumë në shtëpi dhe të konsumoj më shumë ujë.
QYTETARE
“Qëndroj më shumë në shtëpi. Po, patjetër që i shmang daljet. Pi shumë ujë dhe mundohem të shijoj ditën”.
QYTETAR
“Mirë, nuk besoj se më pengojnë këto temperatura. Mund ta përballoj edhe të ftohtin, edhe të nxehtin. Nuk i shmang shumë, por ndonjëherë e ndez kondicionerin”.
Pavarësisht vapës së madhe, qytetarët po përpiqen të vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme, duke u përshtatur me temperaturat e larta.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

