Kasami promovon rrugën “Mihajllo Rajçeviq”: Përfundon një problem shumëvjeçar në lagjen Cetinsk

Kasami promovon rrugën “Mihajllo Rajçeviq”: Përfundon një problem shumëvjeçar në lagjen Cetinsk

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka promovuar sot përfundimin e punimeve në rrugën “Mihajllo Rajçeviq” në lagjen Cetinsk, projekt të cilin e cilësoi si një zgjidhje përfundimtare për një problem të kahershëm të banorëve të kësaj zone.

MARKETING

Description of image

Sipas Kasamit, ndërhyrja nuk është kufizuar vetëm në asfaltimin e rrugës, por ka përfshirë edhe ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit, me qëllim krijimin e një infrastrukture më moderne dhe funksionale.

“Me shumë kënaqësi promovuam sot përfundimin e punimeve në rrugën ‘Mihajllo Rajçeviq’ në lagjen Cetinsk, një projekt që i jep fund një problemi shumëvjeçar dhe u sjell banorëve infrastrukturë moderne e dinjitoze. Përveç asfaltimit të rrugës, realizuam edhe ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke investuar në infrastrukturën nëntokësore që garanton zgjidhje afatgjate”, ka deklaruar Kasami.

Ai ka theksuar se kjo qasje, sipas tij, përfaqëson mënyrën e punës së administratës lokale, duke u fokusuar në investime të plota dhe të qëndrueshme, në vend të ndërhyrjeve të përkohshme.

“Ky është modeli ynë i punës, investime të plota, cilësore dhe të qëndrueshme, pa zgjidhje të përkohshme”, ka shkruar Kasami.

Përfundimi i këtij projekti vjen si pjesë e investimeve infrastrukturore në qytetin e Tetovës, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e lagjeve të ndryshme.

MARKETING